Mes 42 kryebashkiakëve të Tiranës kë preferon Veliaj? Kujdes, nuk është Rama!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Roland Qafoku e ka pyetur kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se cilin nga 42 paraardhësit e vetë si kryebashkiakë   vlerëson më shumë. Qafoku bëri edhe një  përjashtim, që Veliaj nuk duhet të thoshte Edi Rama.

Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU përgjigja e Veliajt është befasuese. Sipas tij Ismail Ndroqi është kryebashkiaku  më vizionar sipas tij. Në fakt kjo është mëse e vërtetë sepse Ismail Ndroqi ishte kryetar i Tiranës nga 1917 deri në 1922. Ishte pikërisht ai që këmbënguli që qeveria të dalë nga Kongresi i Lushnjës të stacionohej në disa godina që sipas tij ishin të denja.

Në fakt Tirana në 1920 ishte pak më shumë se një fshat normal i varfër dhe i pazhvilluar i lënë në një cep. Por Ismail  Ndroqi tregoi largpamësi duke këmbëngulur se kryeqyteti mund të ndërtohet dhe mund të funksiononte aty. Për këtë arsye  Erion Veliaj ka një admirim të veçantë për këtë figurë.

Nga 42 kryetarë bashkie të Tiranës, kë keni model, përjashto Edi Ramën…

-Po shiko…

-Apo keni Lulzim Bashën?

-Të mos bëjmë humor. Nëse më thua mua a ke model kryetarin e bashkisë që i ngeci ora, kjo është proverbiale. Unë sa po të flisja për më shumë punë që duhet të bëjmë, jo për të ulur ritmin. Ismail Ndroqi besoj që ka qenë një.

-Pse?

-Duhet të kesh shumë vizion që të parashikosh një qytet siç ishte Tirana, mediokër në atë kohë. Jo për kulturën, por më falni sa i vogël ishte dhe sa pa peshë ishte kur Durrësi dhe Vlora mbanin peshë. Dhe të arrije të bindje qeverinë që fillimisht me pak hile të bardhë vini këtu përkohësisht dhe pastaj për t’ju krijuar facilitete dhe për të kuptuar që ardhja e administratës këtu do sillte zhvillime shumë të mëdha për vendin. Do ta kthente një provincë të Shqipërisë së mesme në një kryeqendër të gjithë shqiptarëve sot. Se është gjithë qendra e gjithë albanosferës, jo vetëm e Shqipërisë fizike dhe politike. Kështu që për të gjitha këto arsye besoj se është dashur një vizion dhe një imagjinatë përtej normës së 100 viteve të mëparshme për t’i thënë qeverisë, “jam gati të heq nga buxheti im, të ju strehoj, të ju jap kushtet, pastaj të loboj me Ahmet Zogun e të ju kthej pastaj në një qendër permanente.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV