Formula 1, Habit Binoto nuk e pranon fjalën “krizë”: Ishte diçka e pritshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i “Ferrari”-t, Matia Binoto pranon që ekipi i tij është në “mes të një stuhie”, por mohon se është në krizë. Dyshja e makinave italiane, dhuroi të dielën një nga shfaqjet më të shëmtuara për vite me radhë në Çmimin e Madh të Belgjikës. Sebastian Fetel dhe Sharl Lëklërk nuk arritën të merrnin asnjë pikë në garën e Spasë, pasi dy makinat “SF1000” nuk patën ritmin e duhur. Por ndërsa gara në Spa e ka vendosur Ferrarin në një situatë tepër të vështirë, Binoto thotë se paraqitja e makinave u ndikua shumë edhe nga karakteristikat e pistës.
“Unë mendoj se është e gabuar të përdorësh fjalën krizë për momentin që po kalojmë, – tha ai. – Sigurisht që ky është një rezultat shumë i keq brenda një sezoni të vështirë që po përjetojmë. Por ne e dinim që po vinte, e pamë atë që në testet e dimrit. E më pas erdhi ngrirja e azhornimit të makinës dhe pamundësia për ta zhvilluar atë.” Shkalla e vështirësive të “Ferrari”-t në Belgjikë ka nxitur përsëri të flasim nëse ekipi ka nevojë të bëjë ndryshime të mëdha në infrastrukturë për ta rikthyer situatën në favorin e saj.
Por ndërsa disa kanë pyetur nëse Binoto është apo jo njeriu i duhur për të drejtuar ende “Ferrari”-n, ai thotë se të gjithë në “Maranelo” duhet të qëndrojnë të përqendruar për të ndihmuar. “Ne të gjithë po marrim përgjegjësinë për këtë situatë”, – tha Binoto. – Unë e marr kryesoren si drejtor i ekipit, më pas të gjithë të tjerët që punojnë në “Maranelo”. Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë. Por edhe pse ekipi është në mes të stuhisë, ne jemi shumë të bashkuar. Nuk ka krizë, nuk ka tension. Përkundrazi, ka hidhërim dhe zhgënjim në secilin prej nesh.”
“Por unë besoj se kjo zhgënjim duhet të shndërrohet në reagim dhe vendosmëri”, – ka shtuar ai. Rënia e “Ferrari”-t vjen përpara dy garave të mëdha, që do të zhvillohen në pistat e shtëpisë së vet, Monza dhe Muxhelo. I pyetur se çfarë mesazhi do t’u jepte mbështetësve të “Ferrari”-t, Binoto tha: “Ne i kuptojmë tifozët e na vjen shumë keq, për situatën ku ndodhemi. Ajo që po ndodh, në fakt, është se ne kemi një makinë që ka humbur fuqinë, ashtu si e kanë humbur të gjithë prodhuesit e motorëve. Ne më shumë se të tjerët. Në këtë pikë është e qartë se ne duhet të përmirësohemi.”

Të fundit

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Lajme të tjera

Web TV