Arti në zi/Ndahet nga jeta muzikanti i njohur Frederik Banda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare violinisti i shquar shqiptar Frederik Banda, i cili për dekada të tëra mahniti publikun brenda dhe jashtë vendit me talentin dhe virtuozitetin e tij të rrallë.

Fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe i akorduar me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”, maestro Banda ndërroi jetë paqësisht i rrethuar nga familja e tij në 31 gusht 2020 në shtetin Connecticut të Amerikës.

I njohur në rrethet artistike si “Paganini shqiptar”, Banda u diplomua për violinë në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1973. Përveç Urdhërit “Mjeshtër i Madh”, ai ishte dekoruar dy herë me Urdhërin “Naim Frashëri”, si dhe ishte shpallur fitues i konkursit të parë të muzikantëve në Shqipëri në vitin 1973. Dallime të tjera përfshijnë dhe medaljen për interpretim të shquar në turneun e Ansamblit Popullor Kombëtar në Gjermani në vitin 1983.

Kompozitori Gamend Mullahi ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook” trishtimin për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muzikantit Frederik Banda.

 

 

 

Të fundit

7 orë në Pallatin e Brigadave/ Çfarë ndodhi në takimin e Ramës me ministrat

Takimi informal dyditor i Partisë Socialiste, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, u mbyll në orët e mbrëmjes të...

Video/ Inteligjenca artificiale krijon imazhet e pazakonta, ja si koordinohet qentë

Inteligjenca Artificiale duket se tashmë nuk njeh kufij. Duke na çuar larg imagjinatës më të pabesueshme, tashmë duket se çdo gjë varet dhe krijohet prej...

Majlinda Bregu: Më pushuan nga një punë që e doja

Në një podcast me Mira Kazhanin, Majlinda Bregu flet për jetën larg të qenit politikane, por flet edhe për peshën e të qenit grua...

Konservatorët e Merz dhe SPD-ja gati për formimin e qeverisë në Gjermani

Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të...

Përplasi për vdekje 2- vjeçarin/Arrestohet drejtuesi, komshi me familjen e viktimës

Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur rreth 2 vjeç humbi jetën,...

Lajme të tjera

Web TV