Autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Durrës gjatë muajit gusht është arrestuar pasi ka ushtruar edhe dhunë ndaj nënës së tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë një 28-vjeçar për dhunën ndaj të ëmës, ndërsa pas hetimeve është zbuluar se ai ishte edhe autor i 5 vjedhjeve në qytetin bregdetar.
Sipas policisë 28-vjeçari me iniciale S.U., ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Pesë grabitjet e 28-vjeçarit, sipas policisë;
Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.
Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th.
Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh “Porto Romano”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.
Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh.
Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, njofton policia./Bl.Ba/Fjala.al