Mali i Zi/ Arrihet marrëveshja për qeverinë, udhëheqësit e koalicioneve opozitare përcaktojnë 4 parimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës ku qytetarët zgjodhën të votonin për koalicionin pro serb, Gjukanoviç nisi negociatat.

Për herë të parë pas 30 vitesh në pushtet, partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Gjukanoviç nuk do jetë ajo që do të drejtojë Malin e Zi.

Takimi u zhvillua ndërmjet koalicioneve “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga , shqiptari Dritan Abazoviq.

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare zhvilluan mbrëmjen e djeshme një takim ku kanë rënë dakord për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme.

Katër parimet mbi të cilat ata ranë dakord janë:

Parimi i parë,  qeveria e re do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet demokratike;

Parimi i dytë , qeveria do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me BE-në;

Parimi i tretë, qeveria e re do të përbëhet nga ekspertë, personel që janë ekspertë në fusha specifike pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër;

Parimi i katërt, qeveria e re do të angazhohet për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit me ndryshime, shtesa dhe rishikimi i të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë.

Më tej tre liderët theksuan se do t’ia shtrijnë dorën përfaqësuesve të popujve pakicë me synimin për të ndërtuar në një të ardhme më të mirë për Malin e Zi.

Zgjedhjet e së dielës u karakterizuan nga një pjesëmarrje e lartë e votuesve pavarësisht pandemisë, ndërsa qytetarët krejt ndryshe nga parashikimet zgjodhën të marrin një tjetër drejtim duke çuar në opozitë partinë properëndimore të presidentit Gjukanoviç, i cili do të vijojë të jetë në krye të shtetit deri në vitin 2023. Ru.Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

 

Të fundit

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Lajme të tjera

Web TV