Sondazhi/ Sa njerëz janë të gatshëm të marrin vaksinën kundër koronavirus?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sondazhi i Ipsos, për llogari të Forumit Ekonomik Botëror, u realizua me 20 mijë persona në 27 vendeve të ndryshme të botës.

Rreth ¾ e njerëzve pjesëmarrës në një sondazh kanë thënë se janë të gatshëm të marrin vaksinën kundër koronavirusit nëse del një e tillë. Numri më i lartë i entuziastëve ishte në Kinë, ndërsa i atyre më pak pozitivë ishte në Rusi.

 

Rezultatet e pyetjeve treguan se 74% e personave do të pranonin të merrnin vaksinën nëse ajo do të prodhohej. 97% e kinezëve të pyetur ishin gati të vaksinoheshin kundër Covid-19, ndërsa rusët mbajnë vendin e fundit mes atyre që janë dakord me vaksinën, pasi vetëm 54% e tyre thanë se do ta merrnin.

Sa i përket amerikanëve, 67% e tyre u përgjigjën se do të pranonin vaksinimin, ndërsa 33% thanë se nuk kishin interes për diçka të tillë. Mes atyre që e refuzuan vaksinën, 60% thanë se efektet anësore ishin shkaku kryesor i refuzimit, ndërsa 37% thanë se nuk besonin që do të kishte efekt.

Pas publikimit të rezultatit, ekspertë të shëndetësisë shprehën shqetësim për faktin se rreth çereku i personave nuk do të pranonin të vaksinoheshin.

“Kjo përqindje mjafton për të kompromentuar rezultatin e vaksinës kundër Covid-19 në shkallë globale”, tha Arnaud Bernaert, kreu i agjencisë “E ardhmja e Shëndetit”, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror, në një deklaratë. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Rama takim me strukturat e PS: Misioni ynë, ngritja e flamurit shqiptar në BE

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në takim me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë tha se misioni i kësaj qeverie...

Pastron mëlçinë dhe lehtëson kollën, ja çfarë duhet të pini para gjumit

Mjeku rekomandon që njerëzit të pinë më shumë ujë sepse mund të përmirësojë shumë shëndetin sepse konsumimi i një gote me ujë me karafil...

Shtëpia e Bardhë do të përzgjedhë gazetarët që raportojnë për të

Në të ardhmen, Shtëpia e Bardhë dëshiron të vendosë vetë se cilat media do të lejohen të raportojnë rregullisht nga afër për Presidentin Donald...

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

Pas rikthimit të tij në shtëpinë e BBVA, G-Bani duket se ka ndryshuar qasjen e tij ndaj Gjestit. Dyshja, e cila më parë kishte pasur...

Prej 4 muajsh në qeli/ Gjykata shqyrton nesër rekursin e Metës për arrestin me burg!

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e nesërme rekursin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit që kanë kundërshtuar masën e sigurisë të dhënë...

Lajme të tjera

Web TV