Bashkia e Tiranës tender 50 mln euro për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender prej më shumë se 50 milion eurosh për rindërtimin e pallateve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas dokumenteve të tenderit Rindërtimi i pallateve do të bëhet në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” të bashkisë Tiranë.

Firma fituese duhet të përgatisë projektin e zbatimit dhe rindërtimin e njësive të banimit, pallate në këtë rast. Procedura e tenderit është e kufizuar, ndërsa ofertat do të hapen më 8 shtator.

Pallatet duhet të ndërtohen brenda 24 muajve nga dita e lidhjes së kontratës. Pas kalimit të fazës parakualifikuese, në përzgjedhjen e fituesit në fazën e dytë përcaktuese do të jetë oferta më e mirë, më pas do vlerësohet koha e zbatimit të kontratës dhe më pas cilësia e punimeve.

Burimi i financimit janë fondet e buxhetit të shtetit të vëna në dispozicion për rindërtimin. Dëmet në banesa nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit llogartiten në gati 700 milion euro. Rreth 11 mijë e 500 njësi banimi u shkatërruan plotësisht ose u shpallën të pa banueshme.

Sipas projektit të rindërtimit për shtëpitë dhe pallatet që duhen rindërtuar në Tiranë përgjegjëse është bashkia e kryeqyetit, ndërsa për pjesën tjetër të vendit tenderat bëhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për shtëpitë individuale bashkia e Tiranës ka tenderuar rreth 18 milion euro./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV