Kosovë/ Apel qeveria të heqë tarifat për studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata “Demokracia Studentore”, i ka kërkuar qeverisë në Kosovë që të heqë pagesat për të gjithë studentët.

Nëpërmjet një komunikate për mediat vendase, “Demokracia Studentore” ka deklaruar se megjithëse studentët janë kategoria më e varfër e shoqërisë, atyre po u bëhet presion për kryerjen e pagesave dhe të shërbimeve të tjera.

“Studentët janë kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat e tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë pandemie studentët të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi që student është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Demokracisë Studentore, studentët nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare./Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

PD humbi zgjedhjet/ Tabaku: Na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk...

Lajme të tjera

Web TV