“Poshtë katundarët!” Shpërthen gazetarja pas letrës së Rezarta Shkurtaj për Enverin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Zhaklin Lekatari ka sulmuar këngëtaren Rezarta Shkurtaj. “Dikush të ftojë Rezarta Shkurtën të lexojë ndonjë libër që të kuptojë bullshitat që promovon dhe ndan ne IG e saj, meqë nuk ka turp që promovon ende Enverin”, – thotë ajo.

“Sipas mendimit tim, propaganda të tilla duhen dënuar me ligj. Nuk kam bërë ndonjëherë reagime publike për personazhe të njohura, por kjo ishte e tepërt, e shëmtuar, injorante, jo empatike dhe shumë, shumë epitete të tjera që mendoj, por nuk mund të shkruaj.

Poshtë katundarët”, shkruan gazetarja, teksa shafqet e prekur që nusja e nipit të Enver Hoxhës publikoi letrën e një qytetari, që si ai ka shumë, dhe në demokraci dihet që është e drejta e gjithkujt, të shprehet.

Pretendimet e një qytetari që u bënë publike nga Rezarta i jepnin të drejtë diktatorit, duke pretenduar se në 30 vitet e fundit liria e dëshiruar dhe e pretenduar nga të gjithë u shfrytëzua nga një grup njerëzish për vjedhje dhe trafiqe, duke i dhënë fund çdo pasurie kombëtare apo edhe çdo gjëje me vlerë në këtë vend.

Letra e “tironsit” Amarildo Pregapuca, që bëri publike Rezarta Shkurtaj:

Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam urryer Enver, të kam urryer. Si një i ri që donte të ish i lirë, i lirë të blinte një makinë, i lirë të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët.

I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte, i lirë të shikoja më shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash.

Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona, Por, u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë, jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë.

E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën.

Lexo edhe :  Parkoi gabim dhe bllokoi zjarrfikësen, gjobë dhe procedim penal për 22-vjeçarin

E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem, më duhen para; para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime.

Më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua.

Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhëmbë të deformuar betoni.

Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët lozin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg nga aty.

Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’I kemi pasur këto organizata. Por, as problemet.

Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin im, sikur na ironizon dhe më dhemb më shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme si ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë.

Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha: Të munda Enver, të munda…

Thjesht pra ka ardhur koha të them: Na fal Enver…”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

Marinat e Rusisë dhe Kinës i kanë përfunduar të martën ushtrimet detare pesëditore, duke dëshmuar lidhjet e tyre gjithnjë...

Mjaftuan pak minuta shi dhe rrugët e Vlorës u përmbytën

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët e qytetit të Vlorës të përmbyten. Probleme janë regjistruar...

Kodi i ri/ Juristët: Skandaloz, mund të jetë marrë nga vende si Turqia, ose Rusia!

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara...

21 janari ishte krim shtetëror! 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat ‘qorr’

JAKIN MARENA - Nuk jemi tamam të qartë se çfarë e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha që më në fund ta pranojë publikisht...

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në...

Lajme të tjera

Web TV