Covid-19/ Austria synon të nisë vaksinimin në janar  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria austriake ka bërë me dije se vaksinat e para kundër Covid-19 mund të administrohen në Austri që nga muaji janar .

Sipas ministrit austriak të shëndetësisë, ekziston mundësia që vaksinimi të kryhet në Austri që prej muajit janar.

“Teksa po flas me ju, gjërat duket se po shkojnë mjaft mirë”, shtoi ai, teksa i referohej kohës për hartimin, certifikimin si dhe tregtimin e dozave të vaksinave.

Vjena shpreson që në fillim të vitit 2021, të marrë 600 000 doza vaksinash dhe parashikon të imunizojë 300 000 persona.

Të enjten, Austri bëri të ditur pjesëmarrjen në një marrëveshje të Bashkimit Europian me grupin farmaceutik AstraZeneca në mënyrë që të sigurohet prokurimi i gjashtë milionë vaksinave.

Plot 27 500 raste me COVID-19 dhe 734 të vdekur regjistroi Austria të martën si pasojë e Covid-19./Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Refleksion/ Mes pasionit dhe realitetit për ta shqepur Serbinë

Nga Leonard Veizi Kur një shqiptar merr rrugën për të parë ndeshjen e Kombëtares, ai nuk po blen thjesht një biletë. Ai po blen një...

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si një destinacion mjaft interesant për...

NOTAT/ Manaj dhe Broja ‘ngelin’ në klasë, Hysaj më i miri për tanët!

Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, "SofaScore" ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri...

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me armë gjatë një tubimi elektoral...

Lajme të tjera

Web TV