Rusia shkarkon kreun e Anti-Dopingut, Ganus pranoi dështimin në luftimin e kësaj dukurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Agjencisë së Anti-Dopingut të Rusisë (RUSADA), Juri Ganus, është larguar nga detyra, teksa akuzoi drejtuesit sportivë të vendit se dështuan në luftën kundër përdorimit të gjerë të drogës.

“Vendimi për heqjen e drejtorit të përgjithshëm “u mor unanimisht””, tha Presidenti i Komitetit Olimpik Rus, Stanisllav Pozdnjakov për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

Por Komiteti Olimpik Rus u justifikua se e mori këtë vendim për 56-vjeçarin Ganus, pasi publikoi shkeljet financiare, pas një auditimi në RUSADA. Më 5 gusht, bordi mbikëqyrës i RUSADA-s i rekomandoi Komitetit Olimpik dhe Paralimpike shkarkimin e drejtorit. Pozdnjakovi tha se vendimi për të shkarkuar Ganusin u mor pasi “shqyrtoi me kujdes” argumentet e paraqitura nga bordi mbikëqyrës.

Ganusi ishte kryetar i RUSADA që në 2017-ën dhe duhej të ndihmonte Rusinë të pastrojë imazhin e saj. Por ai kritikoi ashpër veprimet e drejtuesve të sportit në Rusi, kur tha se ndalimi i atletëve të saj për të garuar në të gjithë botën erdhi si pasojë e dështimit të Moskës për të zbatuar reformat reale kundër dopingut. Pasardhësi i tij do të vendoset përmes zgjedhjeve brenda 6 muajve.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për...

“Salianji e Meta në burg si në diktaturë”/ Berisha: Të bëjmë të pamundurën që të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik tha se Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë dy të...

Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Nga Frrok Çupi Vallë cila do të ishte dramatike: E para që Presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe...

Tik-Tok reagon për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA

Platforma e njohur e rrjeteve sociale TikTok paralajmëroi për një ndërprerje të afërt për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA pasi Gjykata e...

Topalli: Vota e diasporës do të sjellë rotacion politik në Shqipëri

Ish kryeparlamentarja demokrate, Jozefina Topalli ka folur për angazhimin e saj të ri si Koordinatore Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën dhe përpjekjet për...

Lajme të tjera

Web TV