Kombëtarja, stërvitje me ngarkesë të plotë, konfirmohen dy mungesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmohet mungesa e Lenjanit dhe Kamberit, pjesa tjetër, e gatshme në dispozicion të Rejës. Pasi ka zhvilluar të hënën pasdite seancën e parë stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve, atë kundër Bjellorusisë më 4 shtator dhe atë kundër Lituanisë 3 ditë më pas, Kombëtarja kuqezi e futbolli ka zhvilluar të martën paradite seancën e dytë stërvitore. Në fakt, kjo ishte një seancë e shtuar së fundmi, pasi në programin e ditës së martë fillimisht ishte vetëm një seancë stërvitore, ajo e mbrëmjes.

Por duke qenë se tanimë e ka grupin e lojtarëve të plotë, trajneri Edoardo Reja duket se ka zgjedhur ta shfrytëzojë në maksimum kohën dhe prandaj ka shtuar një seancë stërvitore, duke patur parasysh edhe faktin se ai nuk e kishte ende të qartë gjendjen e lojtarëve të tij. Reja pati thirrur plot 28 lojtarë për këtë takim, por duket se tanimë kjo listë e gjerë është shkurtuar në 26, pasi burime në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë konfirmuar për RTSH Sport se është pothuajse e sigurt se Ermir Lenjani dhe Florian Kamberi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit kuqezi për dy sfidat e radhës.

Edhe pse në FSHF pohojnë se vazhdojnë bisedimet me qeverinë zvicerane për të bërë të mundur praninë e dy lojtarëve në fjalë, të cilët nuk mund të dalin jashtë kufijve të Zvicrës për shkak të masave kufizuese, gjasat që ata të vijnë në Kombëtare janë shumë të vogla.

Ndërkohë, të mërkurën do të ketë vetëm një seancë stërvitore paradite në Durrës, ndërsa në ora 16:00, kuqezinjtë do të nisen drejt Minskut. Të enjten në mbrëmje, në ora 17:45 do të mbahet në kryeqytetin bjellorus konferenca për shtyp e trajnerit Reja, së bashku me kapitenin e skuadrës, e ndjekur nga seanca e vetme stërvitore, një ditë para ndeshjes së të premtes, që do të luhet në ora 20:45 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Lexo edhe :  Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, ja arsyeja

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Britani e Madhe, stuhia “Eowyn” iku, por vjen “Hermina”

Ende pa u rimëkëmbur nga stuhia “Eowyn” që goditi Mbretërinë e Bashkuar në orët e fundit duke i marrë...

6-vjeçari ndërroi jetë nga arresti kardiako-respirator, reagon Spitali i Lushnjes

Spitali i Lushnjes ka reaguar në lidhje me 6-vjeçarin që ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Sipas deklaratës, bëhet me dije se i mituri ka...

Me drogë dhe armë me vete, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe babi i tij!

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, në kuadër të goditjes së paligjshme në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohet...

Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Astronomët kanë gjetur erëra në një botë të largët që fryjnë me një shpejtësi fenomenale 33,000 km/h - erërat më të shpejta të matura...

DJ i famshëm Tiësto luan “Gajdexhiu” në një koncert madhështor në New York

DJ me famë botërore Tiësto performoi për plot katër orë në një koncert madhështor në New York. Ngjarja u mbajt dy muaj më parë...

Lajme të tjera

Web TV