Vaksina/ SHBA nuk i bashkohet “Covax”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi, i cili vjen në një moment kritik të situatës me pandeminë, ku rastet i kanë tejkaluar 6 milionë, do t’i mbajë Shtetet e Bashkuara të izoluara nga më shumë se 170 vendet e përfshira në iniciativën COVAX, që synon të sigurojë qasje mbarëbotërore ndaj një vaksine efikase kundër koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të krijuar dhe shpërndarë vaksinën e koronavirusit, për shkak të përfshirjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të mundur virusin, por ne nuk do të detyrohemi nga organizatat multilaterale të ndikuara nga OBSH-ja e korruptuar dhe Kina:, deklaroi Judd Deere, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Trump, i cili prej kohësh kundërshton aleancat dhe institucionet globale, bën me faj Kinën dhe OBSH për situatën me koronavirusin. Në muajin korrik kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi kongresin dhe OKB se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.  

Donald Trump është i bindur se SHBA ka mjaftueshëm vaksina kandidate në fazë klinike, për ta vazhduar e vetme garën që përfaqëson edhe një sfidë të vizionit të tij, “Amerika e Para”. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo...

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike. Një ndër platformat më...

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të re, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme lidhur me Rusinë. “Në Rusi po bëhet përparim i...

Uragani “Erin”, rrezik për SHBA/ Paralajmërime edhe për disa ishuj të Karaibeve

Brenda vetëm 24 orëve, Uragani Erin ka pësuar ndryshime të shpejta në intensitetin e tij, duke u bërë një stuhi e Kategorisë 5, që...

Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencë

Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat. 90-100 pacientë paraqiten çdo ditë pranë këtij...

Lajme të tjera

Web TV