Australi/ Facebook kërcënon me shpërndarjen e lajmeve nëse ligji i ri i detyron të paguajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma “Facebook”  kërcënon se do të ndalojë së publikuari lajme dhe do të bllokojë të gjithë përdoruesit të shpërndajnë lajme në Australi, nëse qeveria do të vendos një ligj që i kërkon Facebook të paguajë për lajmet e shpërndara.

Ky reagim vjen pas një projektligji që i kërkon Facebook dhe Google të paguajnë organizatat mediatike për çdo lajm të shpërndarë.

“Bizneset mediatike nuk kanë asnjë opsion përveçse t’i përdorin platformat dhe nuk kanë pasur mjaftueshëm mundësi të negociojnë mbi pagesën për përmbajtjen e shpërndarë”, tha Rod Sims, kryetari i Komisionit të Konkurrencës dhe Konsumatorit në Australi.

Sims tha se ky projektligj po krijohet për të rregulluar mosbalancën mes organizatave mediatike dhe platformave digjitale.

Por, në rast se ky projektligj miratohet, Facebook është shprehur se do t’i ndalojë të gjithë përdoruesit në Australi të shpërndajnë lajme.

“Kjo është alternativa jonë e fundit”, shkruajti Will Easton, drejtori i Facebook në Australi.

Platforma Google gjithashtu e kundërshtoi këtë projektligj duke thënë se diçka e tillë do t’i jepte një avantazh të padrejtë organizatave mediatike kundrejt të gjithë përdoruesve të tjerë të faqes.  

Qeveria e Australisë thotë se shpërndarja e lajmeve në platformat digjitale u jep atyre shumë avantazhe dhe për këtë duhet të paguhet. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV