613 kg kokainë e fshehur në banane, shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Cekajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi shtyrjen më 8 shtator të vendimit për çështjen e 613 kilogramë kokainë të fshehur në banane që u kap dy vjet më parë në portin e Durrësit.

Avokati i Armando Pezakut, Arben Prenga ka paraqitur mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme duke kërkuar pafajësi.

Të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor.

Në këtë seancë do të lexoheshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes por ai ka kërkuar që kjo të bëhet në prani të medias dhe gazetarëve. Seancat në gjykatat shqiptare për shkak të pandemisë zhvillohet pa praninë e publikut.

Çekajt dhe Lushajt u është caktuar avokat kryesisht nga gjykata, ndërsa seanca e radhës është caktuar në datën 8 shtator.

Për gati një vit me radhë seancat për këtë proces gjyqësor vijojnë të shtyhen pasi avokatët e Çekajt dhe Lushajt kanë paraqitur arsye të ndryshme, çfarë e ka bërë të pamundur zhvillimin e procesit i cili ka ngecur në fazën e paraqitjes së pretencave të mbrojtjes dhe shpalljes së vendimit.

Ngarkesa me 613 kg kokainë, është sekuestruar në portin e Durrësit në shkurt të vitit 2018 në dy kontejnerë të mbërritur me banane nga vendet e Amerikës latine./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Manja: Përmbarimi ekzekutoi mbi 6,800 vendime gjyqësore në 7 muajt e parë të vitit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2025, Shërbimi Përmbarimor ka ekzekutuar mbi 6,800...

19 gusht 2002 – Tragjedia e helikopterit Mi-26 në Çeçeni me 118 të vdekur

Më 19 gusht 2002, gjatë Luftës së Dytë Çeçene, një nga tragjeditë më të mëdha ajrore ushtarake të Federatës Ruse ndodhi pranë qytetit Grozni....

Putin është një “përbindësh” që “duhet të vazhdojë të hajë” për të mbijetuar

Vladimir Putini është “një grabitqar, një përbindësh në pragun tonë” që “duhet të vazhdojë të hajë” për “mbijetesën e tij”, paralajmëroi Emmanuel Macron të...

A munden SH.B.A.. të vazhdojnë garantuesin e Paqes për Evropën

Nga Abdyl Koprencka Amerika e pa aftë ndër bisedime politike dhe pa nji pregatitje si duhet ushtarakisht që ti japi fund luftës në Ukraine dëshëron...

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh, edhe sivjet ata nuk i...

Lajme të tjera

Web TV