SHBA/ Biden me shifër rekord për fushatën elektorale presidenciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ka grumbulluar më shumë se 364 milionë dollarë në muajin gusht duke thyer rekordin mujor në SHBA, pavarësisht një fushate të zhvilluar gjerësisht në internet për shkak të pandemisë COVID-19.

 “Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Partia Demokrate dhe komisionet e tyre të ngarkuara për grumbullimin e fondeve kanë mbledhur 364,5 milionë dollarë në gusht, 205 milionë dollarë prej të cilave në internet nga donatorët e vegjël”, theksoi sot ekipi i tij i fushatës.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar nga ish-presidenti Barack Obama dhe partia e tij demokrate në shtator të 2008 me rreth 200 milionë dollarë.

“Kjo shumë më ka lënë pa fjalë”, shkruan Joe Biden, 77 vjeç, duke falënderuar mbështetësit e tij.

“Rreth 57% e parave që ne kemi mbledhur kanë ardhur nga donacionet në internet, nga njerëz si ju, që kanë derdhur 5, 10 apo 20 dollarë. Kjo e bën gushtin, muajin më të mirë për mbledhjen e fondeve në internet në historinë politike”, shtoi ai.

Joe Biden, megjithatë, iu bëri thirrje mbështetësve të tij që të vazhdojnë të thyejnë rekorde nëse dëshirojnë fitoren. Ru. Do/ Fjala

 

Të fundit

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm...

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Lajme të tjera

Web TV