‘Batman’ ndalon xhirimet përsëri për shkak të një rasti me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhirimet në Londër të filmit Batman janë pezulluar sërish, këtë herë për shkak të një rasti me koronavirus brenda ekipit, sipas njoftimit të Warner Bros ditën e sotme.

“Një anëtar i ekipit të filmit Batman ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është në izolim sipas protokolleve të vendosura. Xhirimet janë ndërprerë përkohësisht”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Regjisori i filmit, Matt Reeves tha se kishte përfunduar xhirimet e një të katërtës së filmit.

Ky film, premiera e të cilit është planifikuar për në tetor 2021, dhe do ta trajtojë karakterin e ‘Batman’ nga perspektiva njerëzore si dikush që bën gabime, bie dhe ngrihet sërish për të qenë një hero.

Matt tregoi se për këtë film u frymëzua nga klasikët e viteve 70 si ‘China Toën’ (1974), The French Connection (1971) dhe Taxi Driver (1976). Ka.Li/fjala.al/Burimi:LaVanguardia

Të fundit

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025....

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Luna Mari mbush 1 vjeçe, Kiara ndan momentet e ëmbla kur vogëlushja erdhi në jetë (VIDEO)

Luna Mari, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre...

Bëni fotografi të shoferëve të tjerë dhe fitoni para në Suedi

Kompania suedeze, Scout Park ka lançuar një aplikacion të ri që u mundëson përdoruesve të fitojnë para duke raportuar vetura të parkuara gabimisht. Aplikacioni i...

Anija më e madhe luftarake e Koresë së Veriut gati për luftë bërthamore

Koreja e Veriut ka kryer testin e parë të sistemit të armatimit të anijes së saj më të re dhe më të avancuar luftarake,...

Lajme të tjera

Web TV