Mbytja e 14-vjeçarit në Liqenin e Farkës/ I humbur prej dy ditësh, shoku nuk tregoi ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga mbytja e 14-vjeçarit në Liqenin e Farkës. Sipas familjarëve 14-vjeçari ishte zhdukur prej paradites së të enjtes ndërsa gjithashtu ata kishin bërë denoncim në polici.

Menjëherë policia ka kontrolluar kamerat rreth zonës së banimit dhe vunë re që i mituri shoqërohej nga miku i tij. Pas marrjes në pyetje të mikut të të miturit ai ka rrëfyer se 14-vjeçari ishte mbytur në liqenin e Farkës, por nuk kishte treguar pasi ishte trembur.

Kërkimet kanë nisur nga ora 20:00 deri në 21:30 të së premtes, por për shkak të errësirës nuk është bërë e mundur gjetja e trupit duke bërë që operacioni të shtyhej për mëngjesin e sotëm.

Sot rreth orës 06:35 në momentet kur familjarët janë afruar pranë vendit ku 14-vjeçari ishte parë për herë të fundit kanë gjetur trupin duke pluskuar mbi ujë ndërsa në pak minuta kanë mbërritur edhe ekspertët e policisë./Re.Gu/fjala.al

Të fundit

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Lajme të tjera

Web TV