Ultimatumi i Merkelit: 2020-ta, koha për të hapur negociatat me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë.

Sipas saj, Shqipëria i ka plotësuar detyrimet e vendosura nga Brukseli, veçanërisht në sistemin e drejtësisë përmes procesit të Vettingut.

Ajo u shpreh se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Shqipërinë dhe Maqedoninë në mënyrë të barabartë, edhe pse të dyja vendet do të ndjekin procedura të ndryshme deri në anëtarësimin e tyre në familjen evropiane.

Për këtë arsye, ajo kërkoi që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë.

“Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, tha Merkel gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.Duke folur për samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, Merkel kujtoi po ashtu edhe se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e  marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, u shpreh Merkel.

Sipas kancelares gjermane, pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani BE do ta trajtojë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, qysh në muajin mars.

Sipas ekspertëve politikë në Berlin, me shumë gjasë nuk do të ketë marrëveshje para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra, në maj të këtij viti.

Lexo edhe :  “Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron, njeriu që bllokoi hapjen e negociatave midis BE-së dhe Shqipërisë, ka dhënë sinjale për ta ndryshuar qëndrimin e tij, veçanërisht në takimin në Paris me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Nga Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i...

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar,...

Putin niset drejt Alaskës për takimin ‘kokë më kokë’ me Trump, ukrainasit në ankth

Vladimir Putin është nisur drejt Alaskës për takimin kokë më kokë me homologun amerikan Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje...

15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947, pas gati dy shekujsh sundimi kolonial britanik, India shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. Kryeministri i...

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për...

Lajme të tjera

Web TV