Probleme me sinozitin, Ronaldo mund të lërë futbollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo mund të thuhet me plot gojë që është në një nga momentet e tij më të mira të karrierës futbollistike pavarësisht moshës.

Portugezi është duke shijuar një sukses të jashtëzakonshëm me klubin e Juventusit dhe deri më tani ka shënuar në portën e çdo skuadre të Serisë A.

Pikërisht në këto momente kur të gjithë po diskutonin vazhdimësinë e sulmuesit në lojë, pasi është plot 34 vjeç, moshë në të cilën lojtarët e tjerë kanë varur këpucët, Ronaldo vërtetoi që është më mirë se kurrë.

E teksa dukej se asnjë nuk mund ta ndalë yllin portugez, Ronaldo rrezikon që ta mbyllë këtu karrierën dhe kjo jo për shkak të ndonjë dëmtimi, por nga sinoziti.

Prej kësaj sëmundje ai nuk ka mundur që të marrë pjesë në stërvitjen e ditës së djeshme dhe sot nuk dihet ende në do jetë i gatshëm për t’u përgatitur për përballjen e ditës së djelë me Parmën në orën 20:45.

Mungesa e tij për dy ditë me radhë në stërvitje duket si shenjë jo e mirë për trajnerin “Zonjës së Vjetër” Maurizio Sarrin, megjithatë ende nuk ka komunikim zyrtare për këtë çështje./Fjala.al/

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV