Ndërtimi “vrasës” i punëtorëve, 19 viktima gjatë vitit 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo pak, por 19 persona kanë humbur jetën për vitin 2020 si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Ndërtimi është sektori më problematik ndërkohë që Tirana është qyteti më i prekur. Këtë javë humbën jetën dy punëtorën e u plagos një i tretë si pasojë e kushteve të pasigurta në punë.

Shifrat janë alarmante për këtë vit pasi deri më sot kane ndërruar jetë 19 punëtorë, kryesisht nga sektori i ndërtimit.  Ndërkohë, për vitin që lamë pas bëhet e ditur se kanë humbur jetën në ambientet e punës 36 punëmarrës dhe plagosur rreth 171 të tjerë

Në 80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesën e kushteve si mungesa e skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale, etj.

Tirana është qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura në punë, për të vijuar më pas me Durrësin dhe Dibrën, për shkak të minierave në të cilat operohet në këtë zonë.

Rastet e aksidenteve në punë:

19 raste të vdekjeve të punëtorëve gjatë 2020

36 raste të vdekjeve të punëtorëve gjatë 2019

171 punëtor u plagosën në punë gjatë vitit kaluar

Sektori i ndërtimit sektori më problematik

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë...

Veliaj në qeli/ Rama: Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por ne do të marrim më shumë vota

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg. “Ku i ke parë këto dorëheqjet me...

Lajme të tjera

Web TV