Gati 40% e lekëve janë jashtë bankave, më e larta nga 2002; Gjatë pandemisë dolën 290 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e parasë jashtë sistemit bankar arriti vlerën rekord të 324.6 miliardë lekëve, ose 2.6 miliardw euro.

Krahasuar me një vit më parë, paraja jashtë bankave është rritur me 14.5%. Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur pas muajit mars, kur Shqipëria u prek nga epidemia e Covid-19. Për periudhën mars-korrik, paraja jashtë bankave është rritur me 35.5 miliardë lekë (290 mln euro) ose 12.2%.

Në muajt e fundit, kjo situatë mund të jetë nxitur nga pasiguria e krijuar prej krizës së Covid-19, që i ka shtyrë individët të mbajnë më shumë para jashtë sistemit. Në muajt e verës, shtimi i parasë që qarkullon jashtë bankave është gjithashtu një tendencë sezonale, e lidhur me tërheqjen e parave për shpenzimet e pushimeve. Këtë vit, shumica e shqiptarëve i kanë kaluar pushimet në Shqipëri për shkak të kufizimeve të lëvizjes, çka mund të ketë sjellë tërheqje më të mëdha të parasë në monedhë vendase nga sistemi bankar.

Një faktor tjetër mund të ketë qenë edhe shtyrja e kësteve të kredisë, që ka rritur likuiditetin e lirë për bizneset e familjes. Pjesërisht, kjo mund të ketë ndikuar në flukse në rënie hyrëse të parasë brenda sistemit bankar.

Në muajin mars, Banka e Shqipërisë ndryshoi formën e ankandeve të marrëveshjeve të riblerjes, për të garantuar furnizim të pakufizuar me likuiditet për bankat tregtare. Injektimi i likuiditetit nga Banka e Shqipërisë ka sjellë rritje të ndjeshme të ofertës monetare. Agregati monetar M2, që përfaqëson ofertën e parasë në lekë ka prekur gjithashtu vlerën më të lartë historike, në vlerën e 815 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 9.4%.

Lexo edhe :  Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Por, në përpjestimet e duhura, ky faktor nuk shpjegon i vetëm rritjen e fortë të parasë jashtë sistemit bankar. Raporti i parasë jashtë bankave me agregatin monetar M2 në fund të korrikut arriti në 39.8%. Kjo shifër përfaqëson nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2002, kur nis edhe seria e të dhënave statistikore që disponon Banka e Shqipërisë.

Rritja e parasë jashtë bankave pranë niveleve të një periudhe kur ekonomia kishte një shkallë shumë më të ulët formalizimi është tregues tejet domethënës dhe që nuk gjen shpjegim vetëm me epideminë apo sezonin veror. Po të shohim ecurinë e këtij treguesi në kohë, raporti i parasë jashtë bankave kundrejt agregatit monetar M2  është në rritje graduale prej shtatë vitesh. Nga afërsisht 28% që ka qenë në vitin 2013, ky tregues është afruar në kufijtë e 40%.

Një faktor logjik mund të jenë normat e ulëta të interesit. Interesat e ulëta kanë bërë që rritja e depozitave bankare të jetë më e ulët në raport me rritjen e ofertës monetare.

Ekspertë nga tregu financiar shprehen se normat e ulëta të interesit mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.

Por, as interesat e ulëta nuk mund të justifikojnë plotësisht rritjen e fortë të parasë jashtë bankave, për një ekonomi që presupozohet që duhet të ulë gradualisht nivelin e informalitetit.

Rritja e raportit të parasë jashtë bankave dëshmon se jashtë kanaleve formale po qarkullojnë më shumë para, duke krijuar hapësira për një mbizotërim të mëtejshëm të ekonomisë cash, e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme. Pandemia e Covid-19 dhe faktorët e lidhur me të po theksojnë më shumë rezultatet e dobëta në drejtim të formalizimit të ekonomisë. /monitor/

Të fundit

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat...

Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për...

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift i ri, do të ketë...

Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të...

Nga Egli ‘Super Saiyan’ deri te perlat e Loredanës/ Publikohet klipi me meme-t e BBVA 4

Mbrëmjen e kaluar u transmetua Post Big Brother VIP Albania, takimi i fundit i të gjithë banorëve në ekran, pas përfundimit të spektaklit që...

Lajme të tjera

Web TV