Sfida ndaj Lituanisë/Dëmtimet kushtëzojnë Rejan, ekipi ynë “i dënuar” të fitojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, në konferencën e shtypit të mbajtur ditën e djeshme komentoi se duke parë gjendjen e futbolliostëve, të cilët kanë shfaqur lodhje dhe probleme fizike, do të bëjë ndryshime rrënjësore. Sulmuesi Sokol Cikalleshi konfirmohet se nuk do të luajë, në rrezik edhe Kejdi Bare.

Nga Minsku i trazuar në Bjellorusi, kombëtarja e futbollit shqiptar u kthye me tri pikë të arta në një takim të kontrolluar prej saj, i cili në fund fiksoi rezultatin 2-0 për ekipin tone, me golat e shënuar nga Sokol Cikalleshi dhe Kejdi Bare. Ditën e sotme ekipi ynë pret Lituaninë në Tiranë dhe në këtë sfidë do të kërkojë sërish rezultat pozitiv, që për kuq e zinjtë do të thotë vetëm fitore. Qëllimi është të dalim të parët në grup për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që, më pas, duke shpresuar edhe në short, të mundësohet kualifikimi për ndeshjet e evropianit 2024. Në prag të ndeshjes ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve, trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp, së bashku me kapitenin Elseid Hysaj. Kombëtarja vjen pas një paraqitjeje mjaft të mirë dhe një fitoreje bindëse ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë.

Ai paralajmëroi ndryshime në krahasim me sfidën e fundit, për sa i përket formacionit titullar. Reja gjithashtu dha dhe lajmin e keq që Sokol Cikalleshi do të mungojë në këtë sfidë. “Do jetë një ndeshje e vështirë. Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin, por kam besim tek ekipi im, edhe në aspektin fizik. Do të bëj disa ndryshime, ndoshta 4-5. Në sulm ka pak probleme. Cikalleshi ëshjtë i lodhur dhe ka shqetësime fizike. Në mbrojtje nuk kam ndonjë shqetësim. Kam zgjedhje, siç është Mihaj. Në mesfushë Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë, ndoshta do të ketë ndonjë ndryshim.

Lexo edhe :  Berisha-deputetëve socialistë: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament

Jam i kënaqur me rezultatin ndaj Bjellorusisë, por rruga është e gjatë. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim, duhet të mbajmë intensitet të lartë. Me sulmin kundër Bjellorusisë nuk isha i kënaqur. Ne kishim 9 muaj pa u grumbulluar dhe të bësh bashkë ekipin për 3 ditë ishte shumë e vështirë. Pavarësisht kësaj, ne ia dolëm të merrnim 3 pikët. Po ta vinit re, dhanë gjithashtu në fushë kundër një skuadre si Bjellorusia, e cila kampionatin e ka filluar prej kohësh,” theksoi Reja.

Pavarësisht se Reja duket i shqetësuar për formën e ekipit, duke ia veshur “përgjegësinë” pandemisë dhe problemeve fizike, kjo është një situatë të cilët po e kalojnë të gjitha kombëtaret, ndaj për trajnerin tonë ka vetëm një sfidë të radhës që duhet fituar, për aq kohë sa në deklarimet e tij të para ka shprehur qëllimin që kombëtarja jonë në fund të kompeticionit të jetë kokë grupi. Përveç Bjellorusisë dhe Liatuanisë, ekipi ynë do të përballet edhe me Kazakistanin, i cili ka po tri pikë, sa ekipi ynë. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV