Shtyhet seanca për Lubjana Gjeçajn, prokuroria kërkon ekstradim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për ditën e  nesërme seancën gjyqësore ndaj 43-vjeçares Lubjana Gjeçaj, e arrestuar se rekrutonte persona në Shqipëri për ti anëtarësuar në grupet radikale jashtë vendit.

Tre ditë pas arrestimit ajo pritej të dilte para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Ajo akuzohet se gjatë kohës që ka qenë emigrante në Itali ka qenë pjesë e një grupi radikal që rekrutonte luftëtarë për Shtetin Islamik, ISIS, që u godit nga autoritetet italiane në korrik të 2015 në operacionin “Martesa”.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar mbajtjen e gruas në qeli derisa të bëhet ekstradimi drejt Italisë, ndërsa avokatët kërkojnë që 43-vjeçarja të vuajë dënimin në Shqipëri.

Në kuadër të këtij hetimi gjatë një aksioni të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, në qytetin e Lushnjes, u arrestuan 10 persona, nga të cilët katër italianë, pesë shqiptarë dhe një kanadez.

Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku,Dritan Gjeçaj, Lubjana Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.

Sipas autoriteteve italiane, ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërtgontë në Turqi dhe më pas në Siri për të luftuar për Shtetin Islamik.Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Koçi: 5 miliardë lekë për lavanderinë që pastron njollat e turpit të Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së...

Paketa e maleve frenon emigrimin! Më 3 maj hyn në fuqi ligji, ekspertët: Qeveria ndihmon

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve. Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë qytetarëve, ...

Në fushatë me Berishën, Interpol Athina ruan CV të pasur me krimet e Fredi Belerit

Dhionis Alfred Beleri sot Eurodeputet rezulton se ka një CV të pasur me shkelje ligjore dhe krime jo vetëm në shqipëri por po ashtu...

Amerikanët tremben nga Trump, bie mbështetja në sondazhe për presidentin

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e...

Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është vizituar nga 30 mijë qytetarë, duke e kthyer atë në një nga vendet më të vizituara të Romës...

Lajme të tjera

Web TV