A mund të bëjë PS koalicion me LSI? Ja çfarë deklaron Ilir Beqja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse Partia Socialiste nuk fiton 71 deputetë por shumicën e vendeve, do t’i duhet të bëjë koalicion me një forcë të tretë apo të katërt.  A mund të jetë kjo LSI dhe mund të kemi një përsëritje të situatës në vitin 2009 kur PD dhe LSI bën një koalicion për të mos çuar vendin në  zgjedhje të tjera? Pikërisht  për këtë mundësi në zgjedhjet e  25 prillit e pyeti gazetari Roland Qafoku ilir Beqjan gjatë emisionit HARD TALK.

 -Sa ekziston mundësia që PS të bëjë koalicion me LSI nëse nuk merr numrin e nevojshëm të mandateve për të krijuar qeveri?

-Gjërat janë shpejt për tu thënë sot, po nëse do duhet për tu bërë 71, do duhet të vendoset edhe në koalicion vetë kryetari i PS dhe kryeministri aktual, vetë lidershipi i partisë do bëjë vlerësimet maksimale në funksion të së mirës edhe të vendit, edhe të partisë. Sot për sot, ajo që përfaqëson LSI në opinionin publik nuk përbën ndonjë interes që të kemi ndonjë dëshirë për të patur një komunikim para-elektoral. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Tre variante për primaret/ Berisha: Jemi të detyruar të respektojmë sistemin rajonal

Ethet e garës brenda Partisë Demokratike kanë nisur të shfaqen, ku disa drejtues degësh kanë dorëzuar dorëheqjet për t’u...

Alarmi i FMN: Shqipëria e sfiduar nga plakja dhe emigracioni

Sfidat strukturore të ekonomisë po e mbajnë ende të sfiduar ekonominë shqiptare, pavarësisht ecurisë aktuale pozitive. Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në...

Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Eduard Zaloshnja Tek po shkruaj këto rreshta, 8.3% e kërkesave të emigrantëve në KQZ për të votuar janë të Qarkut Berat. Ndërkohë, ky qark ka vetëm...

“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin

Një moment argëtues dhe plot humor ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjesti dhe Jozi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë filluar...

Filmi i Michael Jackson me vlerë 150 mln dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore

Filmi biografik për Michael Jackson, ka hasur disa pengesa ligjore dhe është shtyrë për në 3 tetor 2025. Shkaku i vonesës lidhet me skenarin e filmit,...

Lajme të tjera

Web TV