“Shëndetësia falas”/A ju kujtohet premtimi? Beqja sqaron programin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Beqja ishte një nga hartuesit  e programit  të Partisë Socialiste kur kjo forcë ishte në opozitë. Një nga pikat më rëndësishme të këtij programi ishte edhe shëndetësia falas. Por çfarë thotë hartuesi Ilir Beqja pas 7 vitesh në pushtet të kësaj partie. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  beja tha se së pari në program është shkruar pa pagesë dhe jo falas.

 

-Sot si është shëndetësia? Keni thënë që shëndetësia do jetë falas. Pas 7 viteve, jo vetëm shëndetësia që nuk është falas por është një nga arsyet që shqiptarët ikin jashtë.

-Atë që kam botuar, e kam shkruar vetë dhe nuk e gjen fjalën falas. Është “kujdes shëndetësor pa pagesë”.

-Po pa pagesë çfarë domethënë?

-Falas. Në krahasim me 2017 qindra mijëra njerëz që ishin pasiguruar dhe që janë akoma, te mjeku i familjes duhet të paguanin, nuk paguajnë më. Mjeku i familjës është falas. Kjo vizitë falas mundëson dy gjëra të rëndëishme atye 600 mijë vetave që ishin të pasiguruar. Përfshihen në skemën e barnave të rimbursueshme nëse kanë sëmundje kronike dhe kjo ndodh që nga janari 2017. Përfshihen në të gjitha vizitat dhe ekzaminimet falas apo me tarifë jo më të madhe se 3 mijë lekë të vjetra dhe po të jetë rezonancë, dhe po të jetë skaner që nga janari 2016. Sot Shqipëria mund të jetë një nga vendet më të përparuara në Evropë për rradhet e pritjes të skanerit dhe rezonancës falas. Në Shqipëri, nëse do të bësh një skaner sot rradha është 48 orë, tarifa 0. Nëse do të bësh një rezonancë magnetike rradha është maksimumi 17 ditë dhe tarifa është 0. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV