Babai i Uzunit shpërthen ndaj Kombëtares: Nuk luan se s’është servil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mosaktivizimin e të birit në ndeshjen ndaj Bjellorusisë duket se Artan Uzuni, babai i Myrto Uzunit nuk e ka pritur aspak mirë.

Ai ka reaguar në rrjetet sociale duke shigjetuar trajnerin Reja dhe jo vetëm, pas asaj sfide të fituar nga kombëtarja tonë.

“Shqiponja e ardhur nga periferia e qytetit 2400 vjeçar, Berati. Myrto Uzuni, 77, ti erdhe nga hiçi bab, nga rrugicat e lagjes Uznovë. Askush nuk besonte tek Ty, vetëm Ti edhe unë besonim se mund t’ia dilje. Edhe unë nuk besoja se Ti mund të arrije kaq lart.

Unë besoja dhe do isha i kënaqur që ti të vishje fanellën e qytetit tonë Beratit, por Ti u ngjite shumë lart bab. Më the dikur, kur ti ishe vetëm 15 vjeç, kur hyre për herë të parë dhe shkele fushën e stadiumit Dinamo, kur ishim për një vizitë në Tiranë.

A do loz vallë unë ndonjëherë te këto fusha? Por kur të pashë në Stade de France, duke kënduar himnin e flamurit, sytë e mi u mbushën me lot. Tani për Ty stadiumet janë kush e ka radhën?

Myrto, mbase je mërzitur se nuk mund të lozësh as sot, në ndeshjen e radhës së kombëtares sonë. I urojmë suksese kombëtares sonë në ndeshjen e sotme, loz apo nuk loz TI.

Myrto, ti diku mund të kesh krijuar qejf-mbetje për diçka që ke folur apo ke ndjerë. Ti fole për mister Cristian Panuçin dhe që nga ajo ditë Ti ke qëndruar vetëm në stol.

Mos u mërzit babi, ti je nga ata djem që e njeh NDERIN. TI nuk je servil bab dhe ashtu vazhdo, loz apo nuk loz. Besoj se nuk ka arsye tjetër shpjegimi që Ti të rrish në stol tek ndeshjet e kombëtares, jo se je djali im dhe unë kam qejf që ti te lozësh, por kam dëgjuar këta PALO gazetarë që thonë “lojtarët tanë të kombëtares janë pa minuta në këmbë, ndërsa lojtarët e Bjellorusisë ishin lojtarë që kampionati i tyre vazhdonte dhe do ishin më mirë në kondicionin e tyre fizik”.

Lexo edhe :  Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Ndërsa një lojtar si Ty bab, me 3500 minuta në këmbë, lojtar formacioni në çdo ndeshje, të lënë jashtë dhe mënjanë. Ku janë këta Gazetare sot, që në ndeshjen e parë tënde me kombëtaren thoshin ‘këmbët XIXA i bënin Myrto Uzunit.

Të gjithëve duhet t’u jepet mundësia për ta veshur atë fanellë, por gjithmonë kush e meriton. Kjo është e vërteta. Mos u mërzit bab, ti kudo ku ke vajtur ke bërë histori. Vajte tek Laçi, hyre në historinë e klubit. Po ashtu edhe tek Lokomotiva e Zagrebit. Mbase të ndihmon Zoti edhe me Ferencvaroshin e kaloni në grupet e Champions.

Bab, ti do më kërkosh që unë ta fshij këtë postim, por unë nuk do ta fshij edhe sikur të më lutesh dhe të më përgjërohesh, prandaj mos e merr mundimin të ma kërkosh një gjë të tille. Fitore Shqipërisë, 3-0, me golat e Balaj, Roshit e Manajt”, shkruan babai i Uzunit.

Megjithatë Uzuni është aktivizuar ditën e sotme ndaj Lituanisë dhe duket se mosaktivizimi në ndeshjen e parë ka qenë thjesht për çështje teknike.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët...

“Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për këtë arsye nisi aksioni për...

Plazhet shqiptare si ringje boksi, mund të bësh para duke vënë baste

Nga Leonard Veizi A po i afrojmë apo po i largojmë turistët? Me shumë gjasa, ne shqiptarët nuk e përballuam dhe as e menaxhuam siç duhet...

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie. “Së pari, ne kemi...

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë...

Lajme të tjera

Web TV