Dënohet me burg ish-presidenti/ I duhet të heqë dorë nga kandidatura në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënohet me 8 vite burg ish-presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa.

Gazeta ”El Telegrafo” shkruan: ”Në vendimin në të cilin u përfshinë edhe 15 persona të tjerë, bën pjesë edhe ish-zëvendës-presidenti, Jorge Glas. Gjykata konfirmoi saktësinë e instrumenteve ligjore”.

Menjëherë pas këtij vendimi, ish-presidenti do të duhet të heqë dorë nga plani i tij për t’u paraqitur si kandidat në zgjedhjet e Ekuadorit në vitin 2021.

Jo vetëm kaq. Ish-presidenti nuk do të mbaje poste publike për 25 vitet e ardhshme.

Vendimi nuk kaloi pa u komentuar në rrjete sociale nga ana e Correa. Ai shkroi: “Në fund ata patën sukses. Në një kohë rekord ata morën një vendim përfundimtar për të mos më kandiduar. Ata nuk e kuptojnë se e vetmja gjë që bëjnë është rritja e mbështetjes popullore për personin tim”. /Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Lajme të tjera

Web TV