U tallën me qëndrimin e tij/ Vuçiç: Ja pse s’mund t’i bija me shqelm karriges para Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç reagoi pas talljes që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, bëri me qëndrimin e tij në karrige përpara Presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo gjë shkaktoi një skandal diplomatik midis Beogradit dhe Moskës.

I pyetur për këtë çështje, Vuçiç tha se nuk ishte në natyrën e tij të godiste me shkelm karrigen.

“Kam treguar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas me shqelm karrigen dhe të them se po dal jashtë”, – ka deklaruar ai në një intervistë për “Avaz”.

“Imagjinoni një president të vendeve tona të vogla në rajon, të kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ata të ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: “Jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige.

Tani do ta shqelmoj dhe do të dal jashtë sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrige. Kjo nuk është në natyrën time”, – ka thënë Vuçiç.

Sidoqoftë, skena më absurde nga nënshkrimi i marrëveshjes ishte ajo në të cilën Trump flet për lëvizjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem, ku Vuçiç ishte dukshëm i habitur, teksa shfleton dokumentin e sapo nënshkruar.

Vuçiç më vonë u justifikua duke thënë se ai “kontrollonte çdo fjalë 500 herë gjithë ditën dhe tërë natën” dhe se në të vërtetë ishte i shqetësuar se nuk kishte nënshkruar dokumentin e gabuar.

Dokumenti që ai dhe Kryeministri i Kosovës nënshkruan, edhe pse të ngjashëm, nuk janë në të vërtetë identikë. Për shkak të kësaj, kishte konfuzion se kush saktësisht nënshkroi marrëveshjen me kë.

Lexo edhe :  Tërmeti ‘’shkund’’ ishullin Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

Ndërsa Vuçiç pretendoi të kishte nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin, jo me Prishtinën, Përfaqësuesi Special i SHBA për Kosovën dhe Serbinë Richard Grenell shpjegoi se kjo nuk ishte e vërtetë, pasi Trump nënshkroi vetëm një deklaratë duke premtuar të mbështeste normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Coca-Cola ndryshon recetën? Trump thotë po, kompania shmang konfirmimin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompania Coca-Cola ka rënë dakord të përdorë sheqer kallami natyral në vend...

Operacioni “fadroma” te Arena

Nga Lutfi Dervishi Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku...

Rama pret në Rinas presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroportin e Rinasit presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed. Ai ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen...

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.3 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV