Mediu ‘tradhton’ PD-në: Më intereson të dal i vetëm në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen në vitin 2021.

Teksa theksoi se asnjë votë nuk duhet të shkojë dëm, ai shtoi se Partisë Republikane i intereson të dalë e vetme në zgjedhje.

“Them dhe kam bindje se opozita duhet të jetë e organizuar bashkë me qytetarët shqiptare për të menduar se Rama po punon në mënyrën më të keq të mundshme.

Jemi në një situatë absurde ku një njeri do të bëjë çdo gjë. Prisni që ndonjë ditë Rama ta shpallë veten mbret. Opozita nuk mund të rrijë indiferentë, por duhet ta parashikojë çdo lloj problemi”- tha Mediu.

I pyetur nëse partitë e vogla opozitare do të krijojnë një parti për të konkurruar në zgjedhje, pa përfaqësues të PD-së, Mediu tha se kjo nuk është çshtje preference, por parë nga aspekti opozitar nuk duhet që asnjë votë të shkojë dëm.

“Unë mendoj se këtu nuk është çështje preferenciale e disa partive, të paktën për Partinë Republikane.

Po ta bëj një analizë të thjeshtë, Partisë Republikane i intereson të dalë e vetme me lista të hapur.

Por po ta shohësh në planin opozitar, çdo lloj kostoje nga votat që nuk nxjerrin mandat, shkojnë në dëm të qytetarëve shqiptar dhe atyre që presin ndryshimin.

Opozita duhet të gjejë rrugën e  bashkëpunimit dhe duhet që target-grupet duhet të marrin dhe votën e djathtë dhe votën e majtë dhe votën e qendrës.

Në bazë të këtyre qëllimeve programore politike, opozita duhet të gjejë rrugët elektorale më të favorshme për të larguar këtë qeveri absurde”- tha Mediu.

Lexo edhe :  Feston 61-vjetorin, Rama pritet në PS me duartrokitje e lule

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

Lajme të tjera

Web TV