Diskutohej për t’u larguar, Gattuso: Pak veta e kuptojnë rolin e Hysajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seria A do të ngrejë ditën e nesërme tiparin për javën e 20-të, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në tre ditë, në datat 18, 19 dhe 20 janar.

Napoli do të presë Fiorentinën në orën 20:45 ditën e nesërme, duke ardhur në këtë sfidë pas humbjes 1-0 me skuadrën e Lacios.

Momentalisht skuadra ku luan shqiptari Elseid Hysaj ndodhet në vend të 11-të të kategorisë më të madhe të futbollit në Itali, duke synuar për një ngritje në pozicionet mbi 10 të saj.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme trajneri i “Axurrëve”, Gattusoka folur për një sërë çështje përfshirë edhe mbrojtësin shqiptar, ku ka theksuar se shkodrani di ta bëjë shumë mirë pjesën e tij.

“Në këto moment Hysaj po e bën rolin e tij mjaft mirë dhe është gjithmonë gati. Prej shtatë vitesh ka luajtur me një mbrojtje me 4 dhe po bën shumë mirë. Pak veta dinë ta interpretojnë rolin si ai në skuadër”,-tha Gattuso.

Ndërkohë, rikujtojmë se Hysaj kohët e fundit nuk ka qenë në pozita shumë të mira, madje para disa ditësh u diskutua për largimin e tij, por prania e Gattusos duket se ka ndikim pozitiv në rolin e shqiptarit te Napoli, pasi i ka kthyer rëndësinë e dikurshme dhe vendosi që të mos lejojë largimin e tij./Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV