Kryegjyqtari i Fierit probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar kërkesën e kreut të Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj për rishikim të vlerësimit të KPK-së.

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Jaupajt, pas problemeve të konstatuara me pasurinë dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV