Çështja e detit ka shkaktuar reagime të mëdha në vend, me opozitën që lëshon akuza të njëpasnjëshmë drejt qeverisë.
Kryeministri Edi Rama ka folur sërisht për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Open.
Ai i quajti absurditet reagimin e opozitës për këtë marrëveshje:
“Është absurd i madh e gjithë kjo që po ndodh. Kryeministri i Greqisë në fjalën e tij ka qenë korrekt. Ka përmendur një të drejtë të shtetit të tij, që nuk i ka ujërat vetëm në Shqipëri. Deti Jon nuk është vetëm i Shqipërisë. Ai ka kërkuar të ratifikojë dy marrëveshje detare. Ai thotë një fjalë atje, këtu plas peshku. Dhe peshkatarët nxjerrin grepat këtu e hajt të kapim ça të kapim.
Nga kush po e mbrojnë detin kto? Nga unë që me disa të tjerë e quam marrëveshjen e detit në Gjykatën Kushtetuese. Dhe kush po e mbron? Klubi i peshkatarëve, Berisha, Iliri dhe Luli? Monikën nuk e fus dot në klubin e peshkatarëve sepse ajo ka tiganin dhe desperadon”- tha Rama.
Pa.Va/ Fjala.al