“Letër shoqes Besa Shahini”, Hushi: Ishit aktore e një regjisori të dështuar, kthehuni në shtëpinë tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenori Agim Hushi, i cili ka emigruar prej vitesh në Sydney i ka drejtuar një letër të hapur ministres së arsimit, Besa Shahini.

Që në krye të letrës, Hushi i drejtohet Shahinit me fjalën “shoqe”, “shoqja Besa”. Hushi shkruan që ministrja i ka bërë dëmin më të madh të mundshëm arsimit shqiptar. Ndër të tjera tenori shprehet që askush nuk i kërkoi ministres lodhjen (nqs ajo zgjedh të justifikohet në këtë mënyrë) që bëri për sfiduar pjekurinë e saj profesionale.

“Thene figurativisht ju ishit aktore e nje regjisori te deshtuar dhe skini si te na bindni per mosdeshtimin tuaj ministror!”, shkruan në letrën e tij të hapur tenori.

Deklarata e ministres Shahini për largimin nga Shqipëria sapo të mbarojë mandatin ka shkuar gjer në Australinë e largët. Hushi i shkruan që ka fyer të gjithë shqiptarët dhe se ajo duhet të kthehet në shtëpisë e saj pavarësisht se jemi një atdhe./Jo.Be/Fjala.al

Letra e plotë e hapur drejtuar Besa Shahinit

Hushi Agim

Leter e hapur shoqes Besa Shahini

Pershendetje shoqja Besa Po ju shkruaj si shqiptare i emigruar larg dhe per arsye qe sdo te doja tju vija ne pozite te solidarizoheshit me mua! Por po ju them qe ndodhem kaq larg prej qeverise qe ju perfaqsoni dhe per turpin e saj! Ju mbase per mire apo nga se u ndjete e “privilegjuar” zgjodhet ti sherbeni nje personi me elokuence qeverisese te dyshimte dhe ndoshta e menduat si kohen tuaj kete! Por per mendimin tim zgjodhet kohen e gabuar dhe i bete demin me te madh te mundshem arsimit shqipetar! Ndoshta ju mund te justifikoheni se sakrifikuat dhe u lodhet pafund ! Me vjen keq tju them se askush nuk ua kerkoi sakrificat dhe kete lodhje qe e bete per te sfiduar papjekurine tende profesionale! Thene figurativisht ju ishit aktore e nje regjisori te deshtuar dhe skini si te na bindni per mosdeshtimin tuaj ministror! Se fundmi me lejoni qe tju tjem se deshira juaj per te lene Shqiperine pasi te mbaroni mandatin tuaj si ministre ishte shume fyese per te gjithe ne si shqiptare! Gje qe tregoi se ju nuk e keni dashur kurre kete vend! Gje qe na konfirmoi shkeputjen tuaj me themel nga kjo toke! Nuk ju fajesoj! Ju realisht i perkitni nje toke tjeter dhe beni mire qe ktheheni ne shtepine tuaj pavaresisht se jemi nje atdhe! Por ky akt i te papergjegjshmit shqiptar nxorri ne pah nje zhgenjim te madh qe rendoi mbi shqiptaret dhe nxenesit tane! Uroj te gjeni kurajo ti shihni gjerat ne sy sic jane Sinqerisht Agim Hushi.

Të fundit

“Hap sytë”/Surprizë për Eglin nga motra e saj. Çfarë i tha ajo?

Një moment emocionues ndodhi gjatë spektaklit Prime të kësaj të shtune në “Big Brother VIP 4”, ku Egli u...

“Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

“Futurimet direkte nga Londra në Tiranë kushtojnë deri në 15 paund. “Wizz Air” po e bën më të lehtë se kurrë zbulimin e kësaj...

Karamuço: Shkodra, Tirana dhe Lezha, epiqendrat e krimit zgjedhor

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve është një fenomen i denoncuar...

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me familjarët e tyre, bazuar në...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Lajme të tjera

Web TV