“Babi mos e vrit mamin”, mesazhi prekës pranë shkollës Mihal Grameno

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna në familje është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë. Të shpeshta janë rastet kur dëgjojmë në lajme se burri dhunoi bashkëshorten, djali nënën apo babain, vëllai-motrën.

E duket se përjetimi më i madh i të tilla episodeve përjetohet më keq në ato çifte bashkëshortësh kur në mes të tyre është edhe fëmija.

Kjo mbetet një plagë e thellë në mendje dhe zemër për të gjithë ata fëmijë që shohin shpesh grindjet apo dhunën mes prindërve të tyre, kur në fakt ata kanë nevojë më shumë për dashurinë e tyre.

Një kornizë e errët familjare që askush nuk do donte ta përjetonte, por që fatkeqësisht është kaq aktuale në shumë familje shqiptare.

I tillë do të jetë edhe fati i një prej këtyre fëmijëve i cili ka menduar që mesazhin që shpesh mund ta mendojë dhe ka frikë ta shprehë me zë ndaj babait të tij, ka zgjedhur ta bëj publik në murin pranë shkollës ‘Mihal Grameno’ për ta përcjellë këtë thirrje me tone edhe më të forta, që ta shohin të gjithë.

“Babi mos e vrit mamin”, është mesazhi i shkruar me bojë të kuqe në mur, i cili është bërë publik nga gazetarja e njohur Anilan Hoxha në rrjetin e saj social Facebook.

Pa kësaj edhe ne të “Fjalës” përcjellim mesazhin: “Stop dhunës në familje, falni vetëm dashuri për njeri-tjetrin dhe fëmijët tuaj”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura nga 1 deri në 21 shtator 2025 pranë drejtorive vendore...

1 Shtator 1923 – Tërmeti i madh i Kanto-s, 150 mijë jetë të humbura nën rrënoja

Më 1 shtator 1923, në orën 11:58 paradite sipas kohës lokale, ra një tërmet me magnitudë 8.3 të shkallës Rihter në rajonin Kanto të...

Lajme të tjera

Web TV