22 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari përkujton të atin “Njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e bujshme e njeriut që kryesoi lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990 ka ngjallur debate vazhdimisht në arenën  politike, e ndërsa ka të arrestuar, cilësohet ende si një krim i pazbardhur.

Protestat studentore që Hajdari udhëhoqi sollën rrëzimin e diktaturës dhe i hapën rrugë vendosjes së sistemit pluralist dhe themelimit të Partisë Demokratike.

Si vajza, e vogla e tij, Rudina Hajdari ka përkujtuar sot babanë e saj, i cili 22 vite më parë u vra në një atentat.

Me fjalët e ndjera , por edhe premtimin se do ndjekë rrugën e tij në politkë, Hajdari e ka përkujtuar të atin , ose siç ajo e quan “njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë”.

“Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë. Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.

Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj. Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje. Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde.

Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e jerëzve të lirë. Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua. Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë. Do eci, ta premtoj”, shkruan Hajdari. Ru.Do/ Fjala. al

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV