Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup migrantësh që po protestonin në ishullin Lesbos.
Sipas raportimeve agjencia e lajmeve Reuters kjo protestë vjen pasi katër ditë më parë, një zjarr shkatërroi kampin Moria, që ishte më i madhi në Greqi.
Tensionet nisën pasi qindra migrantë, duke brohoritur “Liri”, marshuan në rrugët që çojnë drejt portit të Mytilene, ku policia ka ndaluar ngritjen e disa kampeve të përkohshme për migrantët.
Në kampin Moria, që u dogj më 9 shtator, ishin të strehuar 13,000 migrantë.
Gjermania ka thënë se dhjetë vende evropiane janë darkoduar që të strehojnë 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga kampi Moria, pasi ai u dogj.
Migrantët, që kanë qenë të strehuar në kampin Moria, tani po flenë në rrugë dhe fusha, teksa autoritetet po tentojnë që t’iu gjejnë strehim.