Arrest shtëpie për gjyqtaren, flasin avokatët: Vendimi është marrë jashtë Gjykatës, nuk ka prova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatët e 5 të arrestuarve për korrupsionin në Gjykatën e Apelit në Korçë e kanë cilësuar vendimin për arrest shtëpie si një vendim të marrë jashtë dyerve të Gjykatës.

Personat e lënë në arrest shtëpie janë gjyqtarja Mmimoza Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, Nejton BAli dhe Klaudjo Zhilla.

Po ashtu ata cilësojnë se procesi është joligjor pasi nuk ka indicie për Arben Carën dhe për Mimoza Margjekën por ata u penalizuan.

Më tej njëri prej tyre bën me dije se ka selektivitet në këtë proces dhe nuk ka prova për të arrestuarit që kanë ushtruar korrupsion.

Por në fakt gjyqtarja është arrestuar nga Policia pasi u ndikua nga disa persona të tjerë për të liruar nga burgu për 6 mijë euro Ortjon Bali. Bashkëshorti i saj, Arben Cara, shef departamenti në Universitetin e Durrësit luante rolin e sekserit.

”S’ka prova. E dyta, çështja është marrë nga një trup gjykues me tre anëtarë, dhe procedohet nga një anëtar. Nuk asbsolutisht që të zbatohet një masë represive e tillë.

Ka selektivitet. Në një procesverbal transkripti, enkas Gjykata kur ka dhënë masën, dhe nuk e ka referuar, ku individit të përgjuar flet me avokaten, dhe thotë se ka mbaruar punë.

Prokuroria ka mbajtur qëndrim të drejtë, është indicie që s’provohet. Por kur për Arben Carën dhe Mimoza Margjekën s’ka indicie, si i penalizon.

Marrëdhëniët me të përfaqësuarën i kam brenda Gjykatës. ”- thane avokatët.

Të fundit

Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me Ambasadorin e Turqisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot (9 Janar) në një takim ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay. Përveç vlerësimit të...

Kate Middleton feston 43-vjetorin e lindjes

Kate Middleton këtë të enjte më 9 janar mbush 43 vjeç dhe është gati të kalojë një vit të qetë në krah të bashkëshortit...

Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, bëri të ditur se në mbledhin e Këshillit të Ministrave këtë të enjte është miratuar akti për shpërblimin e...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të enjte (9 janar) në selinë rozë, drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar organizimin në kuadër të zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV