Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës.
Ceremonia e dorëzimit të titullit u mbajt në Kodrën e Obeliskut, sipas protokolleve anti-koronavirus, zbatimin e të cilave mjeku infeksionist ua ka sugjeruar për muaj me radhë shqiptarëve.
Mjeku nuk i fshehu emocionet e nderit që i bëri qyteti ku ka rrënjët e familjes.
“Një ndjenjë e përzier e qytetarit dhe profesionistit. E qytetarit sepse Gjirokastra është pjesë e AND-së time, pjesë e gjakut tim. Njerëz që i shihnin problemet me largpamësi, i diskuton në thellësi dhe ndihesh një qytetar jo vetëm i qytetit të tyre por gjithë Shqipërisë”, ka thënë ai.
Tritan Kalo ka një karrierë 38 vjeçare në shërbim të qytetarëve si infeksionist dhe si pedagog në përgatitjen e mjekëve të rinj.
I pranishëm në ceremoni ka qenë kryebashkiaku Flamur Golemi si dhe Petro Koçi, i cili e ka falenderuar Kalon për jetët që shpëton, energjinë, rezistencën dhe palodhshmërinë. Ka.Li/fjala.al
https://www.facebook.com/petro.koci.94/posts/10223469325430637