Ka shumë rëndësi pastërtia individuale edhe në një sistem të korruptuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Xhoi Jakaj

Sot në edicionet e lajmeve pashë një gjyqtare të revoltuar që kërkonte drejtësi për vete, por nuk dha për të tjerët, ti zonjë duhet te zbatoje ligjin e shkruar dhe moral, askush në drejtësi e askund tjetër,në asnjë lloj dikasteri apo detyre që zotëron nuk ka të drejtë të ec me “proverbin korruptohen të gjithë ta bëj edhe unë” ?! …. Jo jo njeriu ka moral dhe kodi moral është i rëndësishëm po aq sa ai i shkruari, e në momentin që e ruan figurën askush nuk ta nëpërkëmb atë, po të jap një shembull fare vogel nga vetja, drejtova një burg me gra të dënuara dhe të paraburgosura, nuk lejova nē asnjë moment të tundohesha nga asnjë lloj oferte .

E bera për vete, e bëra të tregoj një tjetër model nē atë lloj sistemi ku nuk shpëtoje lehtë i pa njollosur, por nëse ke parime dhe kodin moral e bashkon me ligjin e shkruar, del me faqen e bardhe e kokēn lart edhe kur largohesh nga një detyrë e caktuar ,e atë ia dorëzon njē tjetri me dinjitet.

Nuk ke pse akuzon Politikën as kolegët që ata po veprojnë me dy standarte, kur standartin e ke shkelur vete me sy hapur e ditën për diell.

Kërkohet që në një vend plot me padrejtësi e zullume, gratë të tregojnë modele ndershëmërie në detyrë,aq më tepër kur sot me shumë se kurrë kërkohen njerëz që mbi interesat individuale të vendosin zbatimin e ligjit.e nëse ate e zbaton mirë, askush nuk të njollos, është vete ligji që tē mbron…

Ps – Zonjen gjyqtare nuk e njoh as se kam takuar kurrë, u tregova ndoshta pak e padrejtë se kërkova ndershmëri me ligjin kryesisht nga gratë, e bëra se i çmoj shumë, e të paktën brenda llojit dua të shoh e numëroj shumë modele të mira që t’u tregojmë burrave rrugën e drejtë… të kemi një ditë shpresë se drejtësia do funksionojë??

Lexo edhe :  Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Lulzim Basha: “Artur Zheji, mik i rrallë dhe intelektual i pashoq”

Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. “I pabesueshëm...

Fëmijëve izraelitë u refuzohet hyrja në një park të aventurave në Francë

Një incident i pazakontë ndodhi në jug të Francës, ku rreth 150 fëmijë izraelitë nuk u lejuan të hynin në parkun aventuror Tyrovol, një...

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, por...

Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e...

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit. Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike...

Lajme të tjera

Web TV