Radio Vatikan: Në pullat shqiptare, Skënderbeu i gravurave evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Radio Vatikan përkujton 552-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve në një mënyrë krejt të veçantë. Ja çfarë thuhet:

***

Dy vjet më parë, kur të gjitha trevat shqiptare kremtonin një përvjetor të rëndësishëm, siç ishte ai i 550-vjetorit të vdekjes së Kastriotasit, Posta Shqiptare emetoi një emision të posaçëm me pulla postare, titulluar:  “Skënderbeu në gravurat Evropiane”.

Sipas njoftimit, që na dërgon bujarisht studiuesi i filatelisë nga Tirana, Hysen Dizdari, ky emision u emetua më 6 nëntor 2018 dhe përmban dy pulla postare me vlera monetare 150 lekë dhe 250 lekë.

  1. Pulla me vlerë 150 lekë, e shtypur me 135 000 copë, paraqet një portret të rrallë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, realizuar bukur nga ana artistike. Autor i këtij portreti është Domenik Kusto (Dominicus Custos 1560-1612), grafisti i njohur i shekullit XVII, i cili e realizoi me 2 janar 1600, sipas vizatimeve te Xhiovani Batista Fontana, që e kishte botuar në “Atrium Heroicum”.

Në vitin 1670, e njejta litografi u riprodhua nga Joanot Martorell në Valencia, me deçiturën “Scanderbeg, trionfatore contro i turchi – Skenderbeu, triumfues kunder turqeve”. 2

Portreti i Skënderbeut realizuar me mjeshtëri, është i vendosur brenda një elipsi, ku në pjesën rrethore ka të shkruar me germa të mëdha:

“GEORGIVS CASTRIOT SCANDERBEGVS – EPIRI ET ALBANIA PRINCEPS”

“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDËRBEU – PRINCI I EPIRIT DHE I SHQIPËRISË”

  1. Pulla me vlerë 250 lekë, me tirazh 105 000 copë, paraqet Gjergj Kastriotin Skënderbeun në këmbë, me shpatën në dorë dhe me perkrenaren te vendosur pranë këmbëve.

Skenderbeu në këtë pullë është realizuar sipas litografisë “Le armi di Scanderbeg – Armët e Skënderbeut”, të Jiří Barthold Pontanus z Breitenberka (1550 – 1614), i cili e vendosi në veprën e tij të botuar në vitin 1609, duke theksuar: “Scanderbegus, hoc est vita et res strenue feliciterque gestae Georgii Castrioti, Epiri regis, ob magna facta Scanderbegi dicti, contra Turcarum immanitatem et perfidiam – Skënderbeut, kjo ështe jeta e shquar e lavdishme e veprave fitimtare kundër turqëve nga Gjergj Kastrioti, princi i Epirit i njohur si Skënderbeu ..” Kjo litografia është riprodhim i një vepre të koleksionit te Pauli Jovij, e botuar në “Elogiorum, Liber 3 & Bartholdo Lontano Concinnata”. Në këtë emision u emetua edhe Zarfi i ditës së parë (FDC): tirazhi: 300 copë

Lexo edhe :  470 VJET MESHAR DHE NJË LUTJE PRESIDENTIT…

Zarfi i ditës parë u përdor vetëm për qëllime filatelike, prandaj janë shumë të  kërkuara nga filatelistët shqiptarë dhe të huaj.

Të fundit

Hirra, efektet e mrekullueshme për organizmin

Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë. Më kujtohet si tani...

ERE miraton çmimet e reja të energjisë/ Ja sa do paguani për kilovat nga 1 shkurti

ERE miraton çmimet e reja të energjisë. Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025 për familjarët që konsumojnë deri në...

E motra ngriti padi ndaj tij/Shefi i OpenAI mohon akuzat: Ka probleme të shëndetit mendor

Motra e Sam Altman, shefit ekzekutiv të OpenAI, ka ngritur një padi ndaj të vëllait duke pretenduar se ai ka abuzuar seksualisht me të...

Ulet çmimi i energjisë/Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, 8.5 lekë

Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e ERE ku u diskutua lidhur me kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët. Romir...

Musk ‘sulmon’ Trudeau: Vajzë, nuk je më guvernator i Kanadasë, nuk ka rëndësi çfarë thua

Miliarderi Elon Musk ka hapur një front ‘beteje’ edhe me Kanadanë, pasi iu përgjigj deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht axhendën...

Lajme të tjera

Web TV