13 shtatori i zi/Ndahen nga jeta mjekët Sabit Brokaj, Agron Mezlenxhiu dhe historiani Llambro Filo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blerina Gjoka

 Pandemia e COVID-19 çdo ditë sjell lajme të hidhura në Tiranë, por dita e djeshme u shndërrua në një ditë të vërtetë zie me humbjen e disa njerëzve të shquar të mjekësisë dhe historisë. Ish-politikani dhe mjeku Sabit Brokaj, historiani dhe pedagogu Llambro Filo dhe kirurgu Agron Menzelxhiu u ndanë dje nga jeta. Mjeku kardiolog, i njohur gjithashtu si një politikan karriere, Sabit Brokaj, humbi jetën nga një atak në zemër, duke shkaktuar një lumë ngushëllimesh nga kolegë e miq të tij, kryesisht në Partinë Socialiste, ku ai kishte qenë themelues, dy herë ministër dhe deputet në disa legjislatura.

Prej vitesh Brokaj kishte hequr dorë nga politika për t’iu përkushtuar profesionit të tij të parë, mjekësisë, dhe ishte në shërbim të pacientëve të tij deri në momentin e fundit para largimit. Ai u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare dhe ikja e tij ka trishtuar shumë kolegë e miq në politikë që i kanë kushtuar mesazhe prekëse. “Njeriu dhe poltikani patriot, me shpirt luftarak, deputet i vlerave të mëdha në shërbim të popullit, ministër i papërlyer në korrupsion, mjek i shkëlqyer dhe human, mik i vyer dhe i dashur.

U ndave nga ne, por ne nuk ndahemi dot nga ti, i dashur Sabit, harrimi nuk do ta prekë kurrë emrin tënd”- shkruan Namik Dokle, i cili ka milituar në PS në të njëjën kohë me Brokajn për t’u tërhequr më pas në profesionin e shkrimtarit. Brokaj, një socialist i plejadës së vjetër, është nderuar nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në facebook, me një zemër të thyer shkroi “Lamtumirë miku im”, dhe shumë politikanë të tjerë të së majtës. Humbja e beftë e tij u cilësua nga ata si një humbje e madhe jo vetëm për kontributin në politikë, por dhe si një mjek i shquar dhe profesor.

Lexo edhe :  11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Bota akademike gjithashtu u trondit dje nga vdekja e një pedagogu dhe historiani të shquar, Llambro Filo. Në moshën 78-vjeçare Filo ndërroi jetë nga koronavirusi, ndërsa ishte i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv. Ai ishte pedagog në Universitetin e Tiranës, por edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore.

Së fundmi botoi librin “Tranzicion i vonuar: Shkaqe dhe shkaktarë”. Autoriteti i dijes ka nxjerrë shumë breza dhe, pa dyshim në botën akademike e veçanërisht në katedrën e historisë është lënë një vend i madh bosh. Prej vitit 1972 ka qenë pedagog në këtë fakultet dhe zv.dekan, i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Studentët e tij që përbëjnë disa breza e kujtojnë profesorin për mënyrën e tij të veçantë në mësimdhënie, duke u imponuar formën unike të komunikimit. Auditorët në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe bibliotekat nuk do të kenë më një emër të madh në vijim, ndonëse la pas dhjetëra botime shkencore, sidomos në trajtimin e historisë së qeverisjes.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha dje, pasi kirurgu i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Agron Menzelxhiu, ka humbur jetën si pasojë e infektimit nga COVID-19. Humbja e tij është kujtuar me dhimbje nga dhjetra kolegë, sidomos nga ata që po luftojnë në vijën e parë me këtë virus që ka shkaktuar deri më tani 334 viktima në total në vendin tonë.

Kolegu i tij, mjeku Petrit Vargu, dha lajmin e hidhur, duke i dedikuar një mesazh prekës. “Doktori i palodhur që s’ia kurseve ndihmën askujt. Si mund të ikesh kështu nga Covid-i, vetëm sepse u shtrove në spital për një patologji banale. Mjeku, njeriu i mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve. Lamtumirë babaxhan i mirë që të mirën ua doje të gjithëve”, – shkruan mjeku.

 

 

Të fundit

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Lajme të tjera

Web TV