Profesorët në Universitetin e Kinemasë dhe Teatrit në Budapest janë në grevë. Ata kërkojnë që Senati i Universitetit të rimarrë statusin e tij.
Qeveria kishte njoftuar ndryshimin në modelin e Universitetit që nga qershori dhe muajin e kaluar shpalli ligjin që e organizon atë si një fondacion.
Tani universiteti “Fondacion”, drejtohet përmes një bordi me 5 anëtarë. Deri më tani këtë funksion e mbante Senati i Universitetit ku përfaqësoheshin mësues, punëtorë dhe studentë.
Megjithëse Senatit iu dha e drejta për të propozuar anëtarë të Bordit të Drejtorëve, asnjë nga ata që u propozuan nuk u zgjodh nga Qeveria.
La.Mi.Fjala.al