Lufta kundër korrupsionit/ Ngrihen strukturat e posaçme në 7 prokurori të rretheve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Përgjithshme ka ‘përveshur mëngët’ në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Tashmë janë ngritur strukturat e posaçme në prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore në luftën Seksionet e posaçme janë organizuar në 7 prokuroi në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë. Pjesë e këtyre strukturave në 7 prokuroritë e rretheve do jenë 23 prokurorë.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Tiranë, 14 shtator 2020. Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit nr. 1079, datë 15.07.2020 mes Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë (përfshirë DPPPP, DPD e DPT) dhe Ministrit të Brendshëm (përfshirë DPPSH e AAPSK) “Për rritjen e efektivitetit në hetimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të KSA -së e FATF dhe Planit të Veprimit ICRG/FATF” dhe në zbatim të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.10 datë 17.07.2020 të Prokurorit të Përgjithshëm, “Për masat administrative dhe procedural për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimeve financiare, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm” gjatë muajit shtator u krijuan dhe nisën punën seksionet e posaçme në 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme, që do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale. Përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme. Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre.

Lexo edhe :  Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Prokuroria e Përgjithshme, duke vlerësuar se krimet financiare dhe pastrimi i produkteve të veprës penale janë kthyer në një shqetësim serioz për vendin, është e angazhuar në bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të përmbushur rekomandimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA), midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian si dhe Planit të Veprimit të ICRG/FATF.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV