U paguan nga ISIS, ja si luftoi në Siri gjithë familja nga Kosova!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Prishtinë, ditën e djeshme, ka dënuar me nga dy vjet burg, nënën Shyhrete Tafaj dhe dy vajzat e saj, Meke Tafaj, Valdete Tafaj-Daçaj. Ato kishin pranuar fajësinë për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Por sipas vendimit, dënimi me burg ndaj tyre nuk do të ekzekutohet nëse prej tre vjetësh ato nuk kryejnë ndonjë vepër të re penale. Gjykata ka vënë theksin tek vendimi konkretisht: Nëse të akuzuarat kryejnë vepër penale të re, dënimi me kusht do t’u zëvendësohet me burg efektiv, ku do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Historia e angazhimit të familjes Tafaj në fakt është një rast i rrallë ndër shqiptarët. Ata u angazhuan të gjithë kundrejt nj pagese që kishin siguruar nga organizatat e ISIS. Prokuroria e Kosovës e ka hetuar me detaje rastin duke arritur edhe në një proces të rregullt gjyqësor, ku u dënuan femrat e familjes, ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar të jenë në vijen e frontit të luftimeve në Siri.

Sipas akuzës së ngritur më 9 dhjetor 2019, shtetaset Meke, Valdete dhe Shyhrete Tafaj, akuzohen se: Me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë terroriste, në atë mënyrë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Bashkëshorti i të akuzuarës, Meke Tafaj, i akuzuari Ramiz Kastrati kishte qenë në Siri dhe ishte kthyer për një kohë të shkurtër dhe pastaj e gjithë familja ka vendosur t’i bashkohet luftës në “Shtetin Islamik”.

Valdete Tafaj-Daçaj, me bashkëshortin e saj, Kujtim Daçaj dhe vajzën e vogël, më 5 tetor 2014, përmes pikës kufitare Hani i Elezit, me makinë kanë shkuar në Shkup, nga ku kanë udhëtuar fillimisht në Turqi, e më pas në Siri.  Kurse Shyhrete Tafaj, nëna e dy të akuzuarave Valdete dhe Meke Tafaj, më 21 shtator 2015, së bashku me dy djemtë e saj, përmes aeroportit të Prishtinës kanë shkuar në Turqi dhe pastaj Siri.

Lexo edhe :  Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Sipas aktakuzës, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga ISIS-i, u kanë ofruar shërbime logjistike meshkujve të familjes, të cilët aktivisht kanë luftuar, derisa ISIS pësoi disfatë dhe kanë qenë të detyruar të dorëzohen tek forcat kurdë, e që më pas me ndihmën e ushtrisë amerikane, janë kthyer në Kosovë, më 24 maj 2019. Secila veç e veç u akuzuan për “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’! /Fjala.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV