Në krye të Ministrisë së Arsimit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që shërbeu 15 vite si pedagoge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini dha dorëheqjen pikërisht sot, pas ditës së parë të shkollës.

Shahini e dha dorëheqjen publikisht, në zyrën e saj, në prani të kryeminsitrit Edi Rama dhe të pasueses së saj në detyrë, Evis Kushi, deputete e PS-së, e qarkut të Elbasanit.

“Privilegj dhe përgjegjësi për postin. Unë jam nga Elbasani dhe është qyteti ku lindi arsimi. Ne kemi shumë gjëra që të krenohemi.

Për mua është përgjegjësi e madhe që të drejtoj këtë ministri. Gjej një grup me shumë reforma, por ne do përpiqemi të bëjmë më mirë. Më vjen mirë që dita e parë e shkollës shkoi mirë”, tha Evis Kushi.

Po kush është Evis Kushi, Ministrja e re e Arsimit

Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi.

Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi.

Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ka një përvojë të gjatë pune në universitet. Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni.

Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SPAK ‘zbarkon’ në Durrës për zgjedhjet e 11 majit, fushata elektorale nën monitorim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka zhvilluar ditën e djeshme...

Fushata e 11 Majit/ Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës, e rriti PD-në

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar ndikimin që kanë pasur veprimet e SPAK në klimën elektorale të këtyre ditëve. Në një intervistë për gazetarin Drini...

AI ‘rrëmben’ profesionin e gazetarëve, e përditshmja italiane ndan eksperiencën

Inteligjenca artificiale (AI) do të plotësojë punën e gazetarëve dhe ndonjëherë do ta bëjë atë më ironike, sipas redaktorit të një gazete italiane që...

Laerti rrëfen historinë e tij të dashurisë në ‘BBV4’, nuk është Valbona

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga...

Skandal tjetër pas qumështit, në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk...

Lajme të tjera

Web TV