Lleshaj nga Shkodra: Ministër deri në zgjedhjet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se do të jetë në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur nga Shkodra, për zgjedhjet e 2021, Ministri tha se ato do të jenë zgjedhjet më të mira në historinë e saj, ndërsa në fund shumë shkurt konfirmoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

“Nuk kemi sinjalizime për aktivitetet kriminale, por policia e shtetit do të jetë absolutisht e aftë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve. Shqipëria do të ketë padiskutim zgjedhjet më të  mira në historinë e saj”, u shpreh Lleshaj.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse zgjedhjet e ardhshme do jenë me apo pa ju, Lleshaj tha: “Me, me”.

Kujtojmë se Lleshaj në një deklaratë të mëparshme nga Vlora tha se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri dhe as ministër.

Sakaq ministrja Besa Shahini është ministrja e parë që është larguar nga posti i Ministrisë së Arsimit, ndërsa u zëvendësua nga deputetja e PS për Elbasanin, Evis Kushi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV