U shkarkua apo dha dorëheqjen? Besa Shahini thyen heshtjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri rrëfimin e parë mediatik pas lajmit se do të zëvendësohej menjëherë nga Evis Kushi në këtë post.

E ftuar në emisionin “Open” ajo u përgjigj nëse u shkarkua apo dha dorëheqjen.

“Kam pasur një komunikim me kryeministrin Edi Rama më herët ku i kam kërkuar që të lirohem dhe pse jam e gatshme të jap kontribut. Por duhet theksuar se ndryshe jep kontribut kur je pjesë e kabinetit dhe ndryshe kur nuk je pjesë e kabinetit”- tha Shahini.

Pra jeni shkarkuar?- e pyeti gazetarja Vasili.

Nuk e di cila pjesë e fjalisë time, ju çoi në këtë përfundim. Kam kërkuar lirimin nga kryeministri. E prisja që sot të bëhej shkarkimi. Kemi diskutuar me kryeministrin prej kohësh- shtoi Shahini.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

48-vjeçari i vërsulet turmës me makinë! Arsyeja, mosmarrëveshja me gruan

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë, pasi një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish. Mësohet...

Përplasje me gazetarët, Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin...

Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin...

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Lajme të tjera

Web TV