Tërmeti/ Subvencioni i qerasë, 12 600- 20 400 lekë. Ja si ndahen paratë   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të marrin bonus qeraje në varësi të numrit të anëtarëve të familjes për një periudhë një vjeçare. Bonusi do të variojnë nga 12 600 lekë për apartamentit  1+1 deri në 20 400 lekë për apartamentet 3+1.

Bashkia e Kurbinit ka zbardhur skemën e aplikimi, dorëzimit të dokumenteve dhe llogaritjes së bonusit për dëmtuarit në atë zonë.  Sipas bashkisë nga ky shërbim mundëson përfitimin e pagesës së plotë të qirasë për një periudhë një vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë. Ky shërbim ndërpritet në rast se këto familje sistemohen përfundimisht në një banesë, përpara afatit 1 vjeçar. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:

Apartament 1+1, 12 600 lekë;

Apartament 2+1, 15 400 lekë;

Apartament 3+1, 20 400 lekë.

Dokumente të nevojshëm për aplikim           

Formularin e aplikimit (formati standart), i cili gjendet pranë Nj. Adm;

Akt konstatimin e Institutit të Ndërtimit;

Certifikatën familjare;

Certifikatën e pronësisë së banesës së dëmtuar nga tërmeti;

Nr. e llogarisë bankare ku do të depozitohet bonusi i qirasë.

Këtë shërbim e përfitojnë të gjitha familjet, banesat e të cilëve ndodhen në territorin e Bashkisë Kurbin dhe i janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa.

Afati i aplikimit         

Dokumentacioni dorëzohet në Njësinë Administrative të Bashkisë Kurbin, ku edhe plotësohet formulari i aplikimit. Strukturat përkatëse përgatisin menjëherë projektvendimin për miratim nga këshilli bashkiak. Afati i pagesës së qirasë mujore fillon nga muaji dhjetor 2019.

Të fundit

Itali, koncerti i rusit të lidhur me Putinin anulohet pas protestave

Një koncert i planifikuar në Itali nga dirigjenti i njohur rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij...

Dramë te Barcelona: Ter Stegen bllokon regjistrimin e blerjes së re?

Barcelona mund të detyrohet të shtyjë regjistrimin e Joan Garcias, pasi Marc-Andre Ter Stegen po shqyrton mundësinë e një operacioni për një dëmtim në...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u...

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të...

Lajme të tjera

Web TV