Veliaj nga Ndroqi: Ky është viti ynë kampion në hapjen e shkollave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi sot shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq.

Veliaj inspektoi marrjen e masave parandaluese për përhapjen e Covid-19 në këtë shkollë, e cila sapo është rikonstrukturuar për 270 nxënësit. Kreu i bashkisë theksoi se Bashkia ka investuar në periferi me të njëjtën cilësi si në qendër.

“E kemi balancuar qendrën me periferinë. Ishte mision i bashkisë për të mbajtur fjalën, për të thënë se siç investojmë në ish Bllok, investojmë edhe këtu në Ndroq, edhe në Vaqarr, edhe në Pezë, edhe në Farkë, në të gjitha periferitë e Tiranës. Më vjen mirë që shkolla e Ndroqit, “Bashkim Berisha”, ka një mjedis të rinovuar, me ambiente të dyfishuara dhe një staf pedagogjik fantastik.

Pavarësisht se si do shkruhet historia e qytetit, diferenca mes nesh dhe atyre që ishin përpara është e qartë: Ne kemi ndërtuar shkolla, shkolla, shkolla, sepse investimi tek e ardhmja është investimi më i sigurt. Më shumë se sa të investohemi në asfalt, për të cilin do ketë gjithmonë nevojë, parapëlqejmë të themi se çerdhet, kopshtet, shkollat duhet të jenë model. Po u rrit gjenerata e çunave dhe gocave të Tiranës me këtë cilësi, me edukatë, mirësjellje, me solidaritet, me aftësi, qoftë për gjuhë të huaja, qoftë për matematikë, fizikë apo shkenca, atëherë sigurisht që ky qytet ka të ardhme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se ky vit ka qenë viti kampion i hapjes së shkollave, kopshteve e çerdheve të reja.

“Ky ndoshta, ka qenë viti ynë kampion i hapjes së shkollave, kopshteve e çerdheve të reja, çka bën një kontrast shumë të madh. Nuk dua të merrem me politikë, por jam shumë i lumtur kur shoh se një Berishë ka emrin e shkollës në Ndroq, e cila quhet “Bashkim Berisha”. Ka nevojë për bashkim, jo për “përçarje Berisha”, jo për “toksinë Berisha”, jo për “helm Berisha”, jo për “ndasi Berisha”. Kemi nevojë për bashkim. Emri i “Bashkim Berishës”, i një sportisti, do të thotë se ne i respektojmë të gjithë njerëzit, por sidomos ata njerëz që janë për bashkim dhe solidaritet. Në sfidën që do kemi vitin tjetër, beteja do jetë kush na bashkon dhe kush na përçan, kush investohet në arsim, kush investohet në injorancë; kush investohet në të vërtetë dhe kush investohet në fakte të rreme apo në përçudnimin njerëzor të atyre vlerave që na bashkojnë”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  “Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër...

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund të korrikut, ka deklaruar Gjeneralmajori...

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës. Fatjon Fasho,...

“Nisën shembjen pa asnjë dokument”, flet turisti: Do ankohem tek ambasada britanike

Krahas pronarëve të ndërtimeve pa leje në Theth, që po shemben nga IKMT, të revoltuar shprehen edhe pushuesit që janë akomoduar në këto objekte...

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje...

Lajme të tjera

Web TV